Shkolla fillore "Përparimi" është e vendosur në fsh. Çegran. Puna edukativo-mësimore realizohet në tri objekte: shkollën qendrore, e cila ndodhet në hyrje të fshatit, shkollën periferike në fsh. Çegran, e cila gjendet në mes të fshatit, si dhe shkollën periferike në fsh. Koritë.
Shkolla është themeluar me 01.09.1945 nga ana e Kuvendit të Komunës së Gostivarit dhe ka funksionuar si institucion arsimor katërvjeçar deri më 31.08.1953.
Prej 31.08.1953, shkolla funksionon si shkollë tetëvjeçare, e cila i pranon nxënësit nga vendbanimet: fsh. Çegran, fsh. Forinë dhe fsh. Koritë.
Prej 01.02.2014, Shkolla fillore i pranon nxënësit nga fsh. Çegran dhe Koritë.
Me punën e saj gjatë kësaj periudhe, shkolla ka realizuar arritje të dukshme në fushën e punës edukativo-arsimore dhe për momentin ka imazh të një shkolle fillore në të cilën të gjithë me kënaqësi e ndjekin mësimdhënien.